Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në  mesazhin e ri të tij në televizion për qytetarët njoftoi se nga mëngjesi i të Hënës 23/3 mars vendoset ndalimi i qarkullimit  të panevojshëm të qytetarëve në të gjithë vendin.

«Është ndoshta hapi i fundit i një shteti të organizuar demokratik. Por kjo duhet të bëhet në kohën e duhur. Sepse koha nuk matet më në ditë, por me orë. Dhe duhen  iniciativa të guximshme dhe të shpejta», theksoi ai. Gjithashtu shtoi se «shteti në bazë të Kushtetutës duhet të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të ndërhyjë kur ushtrimi i lirisë individuale shkon tej qëllimit kushtetues të tij dhe kërcënon shoqërinë».

Kryeministri theksoi se kushdo që qarkullon duhet të ketë me vete kartën e identitetit ose pasaportën  për të justifikuar  plotësisht  lëvizjen e tij. Për shkelësit do të vendoset një gjobë me 150 euro për çdo shkelje.

Kreu i qeverisë në fund deklaroi  se ai ka informuar Presidenten e Republikës dhe liderët e partive.