Lideri i partisë Demokracia e Re, Kyriákos Mitsotákis shkon sot në Gjermani, për të marrë pjesë në konferencën vjetore të Bashkimit Kristian Social (CSU), që zhvillohet në Kloster Seeon të Bavarisë.

Demokracia e Re në njoftimin e saj shënon se në këtë takim tradicional të CSU-së janë të ftuar udhëheqës dhe nga parti të tjera evropiane, që i përkasin Partisë Popullore Evropiane.

Në këtë takim përveç kryetarit të Demokracisë së Re, Kyriákos Mitsotákis, do të jenë të pranishëm kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar dhe kandidati për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, Manfred Weber.