Kryeministri Kyriákos Mitsotákis ndodhet në Hagë, stacioni i tretë pas turneut të tij në kryeqytetet evropiane në Paris dhe Berlin, duke pasur në axhendën e tij ekonominë evropiane, reformat dhe çështjen e refugjatëve.

Z.Mitsotakis fillimisht do të vizitojë Universitetin e Teknologjisë së Eindhoven për bashkëpunimin në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së lartë dhe më pas, në mesditë do të ketë takim me homologun e tij holandez Mark Rutte.

Gjatë bisedime, kreu i qeverisë greke do të theksojë perspektivat e vendit pas zgjedhjeve të fundit në Greqi, për të rikthyer besueshmërinë e vendit jashtë shtetit, zhvillimin dhe përparimin.

Kryeministri grek për çështjen e emigracionit dhe refugjatëve do të theksojë nevojën për zgjidhje të përbashkëta evropiane, për ruajtjen më të mirë të kufijve, rishikimin e politikës së azilit, presion Turqisë dhe pjesëmarrje të barabartë të të gjithëve në problemet nga fluksi i refugjatëve dhe në shpërndarjen e tyre.