Në Zagreb të Kroacisë fillon sot konferenca dy-ditore e Partisë Popullore Evropiane, me pjesmarrjen e kryeministrit grek Kyriákos Mitsotákis dhe të liderëve të tjerë të lartë evropianë, midis tyre kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Republikës së Qipros, Níkos Anastasiádis.

Në këtë kongres pritet të zgjidhet Presidenti i ri, i cili siç duket do të jetë presidenti në largim i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në axhendë do të jenë zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, trajtimi i ndryshimeve klimatike dhe politikat e mbështetjes të brezit të ri.

Sipas burimeve nga Partia Popullore Evropiane do të ketë gjithashtu dhe një rezolutë, për dënimin e shpimieve të paligjshme në Zonën Ekskluzive Ekonomike (AOZ) të Qiprios.