Kryeministri Kyriako Mitsotakis realizon një vizitë zyrtare në Lisbonë me rastin e marrjes së Presidencës Evropiane nga Portugalia në gjysmën e parë të vitit 2021.

Z.Mitsotakis do të takohet me homologun e tij Antonio Costa dhe do të diskutojnë çështje me rëndësi kryesore për BE-në dhe bashkëpunimin dypalësh, për trajtimin e pasojave të pandemisë, fushatën e vaksinimit si dhe përdorimin e Fondit të Rimëkëmbjes.

Gjithashtu, do të bisedojnë për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe çështjen e emigracionit në kuadrin e samitit të lartë që do të zhvillohet në muajin Mars.