Kryeministri Kyriakos Mitsotakis viziton sot Qipron në një moment kritik për problemin e tij, në kuadrin e konferencës joformale pesë palëshe, që do të zhvillohet në muajin Mars nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Kreu i qeverisë do të ketë një takim me presidentin e Republikës së Qipros Niko Anastasiadi, për të koordinuar një strategji të përbashkët të të dy vendeve kundër synimeve turke për krijimin e dy shteteve.

Athina me çdo rast thekson se është absolutisht dhe plotësisht e koordinuar me Nikosian në zgjidhjen për një Federatë bizonale-bikomunitare (dy komunitete – dy zona).

Pasdite z.Mitsotakis do të shkojë në Izrael për të takuar homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa delegacionet e të dy vendeve do të kenë gjithashtu bisedime të zgjeruara.

Bisedimet do të përqëndrohen në çështjen e pandemisë, zhvillimet në rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor dhe bashkëpunimin dypalësh.

Të dy kryeministrat do të shkëmbejnë pikëpamje për menaxhimin e pandemisë, por dhe për ecurinë e procesit të vaksinimit. Izraeli si dhe Greqia janë në grupin e vendeve, që kanë përballuar në mënyrë më efektive koronavirusin covid-19 në krahasim me vende të tjera në botë.