Një mbledhje e jashtëzakonshme ndërministrore në drejtimin e kryeministrit Kyrikos Mitsotakis u zhvillua sot në Pallatin Maksimou, me pjesëmarrjen e ministrave kompetentë për situatën në ishullin Mytilini dhe masat që do të merren pas evakuimit të kampit në Moria, i cili u dogj pothuajse plotësisht.

Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian Margarítis Schoinás në një bisedë telefonike që kishte sot në mëngjes me kryeministrin për zjarrin në Mória, theksoi se Komisioni Evropian është i gatshëm të ndihmojë Greqinë në të gjitha nivelet.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Pecas në televizionin publik ERT tha se ishulli do të shpallet në gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë hetohen shkaqet e zjarrit, por dhe mundësia e zjarrvënies, pasi sipas dëshmive të banorëve, emigrantët dhe refugjatët ndezën dhjetëra zjarre rreth kampit pas diagnostikimit të rasteve pozitive me covid-19 dhe vendosjes së karantinës.

Për shkak të erës së fortë, flakët e zjarrit shumë shpejt u përhapën brenda në kamp dhe si pasojë u shkatërruan kontejner dhe çadra ku jetonin të paktën mbi 12.500 persona.

Gjithashtu në Lésvo shkoi Sekretari i Përgjithshëm i Pritjes së Azilkërkuesve të Ministrisë së Emigracionit dhe forca të MAT, me një avion ushtarak C-130.