Presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike që kishte me homologun e tij turk RecepTayyip Erdoğan,«inkurajoi Ankaranë të respektojë plotësisht sovranitetin e vendeve-anëtare të BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe të shmangë çdo veprim të njëanshëm që mund të shkaktoj tensione», thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Ministria e Jashtme franceze në njoftimin që publikoi pas bisedës telefonike midis dy udhëheqësve shprehu shpresën se do të vazhdojë një dialog midis Turqisë dhe Greqisë dhe bëri thirrje për një afrim të ngjashëm me Qipron.Të dy presidentët premtuan se do të vazhdojnë kontaktin e tyre.