Athina vazhdon kontaktet diplomatike në mënyrë që të informojë komunitetin ndërkombëtar për sjelljen e Turqisë në rajon.Sot ministri i Jashtëm grek Níkos Déndias do të ketë një takim me homologen e tij të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Kjo vizitë përkon me 140 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Greqisë dhe Bullgarisë, duke nënvizuar lidhjet e forta të miqësisë dhe bashkëpunimit midis të dy vendeve, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Diskutimet do të përqendrohen në çështje të marrëdhënieve bilaterale politike dhe ekonomike, si dhe në çështje me interes evropian dhe rajonal, duke dhënë rëndësi të veçantë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe për trajtimin e pasojave të pandemisë, në mes të periudhës turistike.