Marrëveshja e Athinës me kreditorët për reformat si dhe hapat e mëtejshëm në programin grek do të jenë në fokusin e mbledhjes së jashtëzakonshme të EuroWorking Group, që do të zhvillohet të Enjten më 4 Maj.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Xanakópulos dje gjatë informacionit të redaktorëve e karakterizoi marrëveshjen paraprake të qëndrueshme dhe të balancuar, duke theksuar se qeveria dhe kryeministri bëjnë përpjekje për rregullimin e borxhit.

Siç tha ai, pavarësisht nga kërkesa fillestare e FMN-së, qeveria ka arritur një marrëveshje me zero ndikim financiar.

«Marrëveshja për reformat duhet të shoqërohet me një stategji të besueshme për qendrueshmërinë e borxhit», deklaroi Drejtori i Çështjeve Evropiane të FMN-së, Poul Thomsen.