Qeveria pret nga Komiteti i Sëmundjeve Infektive të vlerësojë situatën dhe të propozojë hapat e ardhshëm që duhet të bëhen për të ndaluar valën e tretë të pandemisë.

Sipas njoftimit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit u regjistruan 1151 raste të reja të infektuar nga koronavirusi covid-19.Në Attikë u konfirmuan 612 raste, nga të cilat 209 në qendër të Athinës, 83 në Selanik, 82 në Ahaia dhe 71 në Evia.Numri i përgjithshëm i rasteve tashmë është 159.866, nga të cilat 52.0% janë burra.

246 persona trajtohen me intubim. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç.86.6% e pacientëve kanë një sëmundje ose janë mbi 70 vjeç, ndërsa 1138 pacientë kanë dalë nga klinikat e terapisë intensive që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu u regjistruan 27 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave gjithsej në 5.878. Mosha mesatare e personave që humbën jetën nga koronavirusi ishte 79 vjeç dhe 95.5% kishin një sëmundje kronike ose ishin mbi 70 vjeç.

Profesori i Universitetit Aristoteli të Selanikut, Dimosthénis Sarigiánnis, duke folur në televizionin publik ERT, propozoi të vendoset një lockdawn i fortë për tre javë, si e vetmja zgjidhje për menaxhimin e pandemisë. Nëse vazhdojmë kështu theksoi profesori, në një javë do të kemi një rritje dramatike të rasteve.