Vazhdon shpërthimi agresiv i koronavirusit në Greqi, i cili shoqërohet me një rritje të madhe të rasteve të infektuar me covid-19, një fakt që çoi qeverinë dhe Komitetin e Ekspertëve të shpallin një lockdown lokal në Kastoria dhe rritjen e masave në Janinë, Selanik, Viotia, Larisa dhe Serres.

Lockdown lokal në Kastoria nga nesër dhe për 14-ditë. Pra, nga data 23/10 do të jetë e detyrueshme përdorimi i maskës kudo, do të ketë një ndalim të tubimeve dhe pezullimin e funksionimit të shkollave, dyqaneve dhe restoranteve.

Sot do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme nën drejtimin e kryeministrit Kyriako Mitsotaki për pandeminë.

Ndërkohë, veçanërisht kritike karakterizoi situatën dhe zëvendës/ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardhalias, i cili sot do të ndodhet në Selanik.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi dje 865 raste të reja me covid-19.

Nga këto 331 janë në Atikë, 181 në Selanik, 32 në Janinë dhe 86 pacientë janë në gjëndje të rëndë në spital. Në 24 orët e fundit u regjistruan 6 vdekje të tjera dhe gjithsej 534 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi.