Kryeministri Kyriákos Mitsotákis do të ketë një takim sot në mesditë në Pallatin Maksimou me ministrin e Shëndetësisë Vasili Kikilias, zëvendës ministrin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimin e Krizave Niko Hardalia, profesorin Sotiri Tsiodra dhe kryetarin e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) Panagióti Arkoumanéa që të vlerësohet situata epidemiologjike.

Më parë, ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias në një intervistë televizive tha se do të kërkoj nga komiteti i ekspertëve diskutimin e gjëndjes, madje dhe vendosjen e një lockdown të përgjithshëm si ai i muajit Mars i vitit të kaluar, nëse edhe këtë javë vazhdon rritja e rasteve.

Dy janë treguesit që shqetësojnë kryesisht autoritetet shëndetësore: mutacionet e reja të virusit, të cilat mund të jenë më pak të rrezikshme, por janë më ngjitëse dhe rritja e numrit të të sëmurëve në klinikat infektive me covid (ICU).

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi të Hënën pasdite 638 raste të reja të infektuar me covid-19, nga këta 276 persona të shtruar në spital dhe 25 vdekje të reja.