Moti i keq “Mídeia” la pas tre të vdekur dhe probleme në rrjetin e energjisë elektrike, furnizimin me ujë dhe qarkullimin e automjeteve.

Me ndihmën e ushtrisë, vazhon përpjekja për rikthimin e energjisë elektrike në dhjetëra rajone të Attikës. Dionysos u shpall në gjendje të jashtëzakonshme për të përballuar problemet që ka shkaktuar stuhia e dëborës.Për shkak të motit të keq kanë mbetur pa energji eletrike për më shumë se 24 orë rreth 250.000 familje në Athinë.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias zhvilloi një mbledhje të zgjeruar me pjesëmarrjen e organeve kompetente, të Forcave të Armatosura, Shërbimit Zjarrfikës, Operatorit të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe EYDAP, për vlerësimin dhe normalizimin e plotë të situatës, që krijoi moti i keq.

Z.Hardalias foli për një nga motet më të këqia në 20 vitet e fundit dhe tha se ka dëmtime të mëdha në rrjetin elektrik dhe premtoi se deri në orën 15:00 të pasdites do të rifillojë furnizimi me ujë dhe deri vonë në mbrëmje do të rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të rajonit.

Në të njëjtën kohë, normalizohet gradualisht qarkullimi i automjeteve, por u hap dhe rruga kombëtare Athinë-Lamia dhe në segmentin rrugor nga ura Kalyftáki në Kifissia deri në Viotia, pasi ishte mbyllur për arsye sigurie.

Në rajonin e Attikës të mbyllura do të jenë sot shkollat e Edukimit Special dhe Trajnimit, të të gjitha niveleve, që të mos ketë aksidente për shkak të motit të keq.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se, në Attikë fillojnë përsëri vaksinimet kundër koronavirusit në orën 12:00 në mesditë.