Në Greqi ndodhet kreu i Departamentit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili sot do të takohet me homologun e tij grek Nikos Dendias, ndërsa të martën do të takohet me kryeministrin Kyriako Mitsotaki në Hania të Kretës.

Në fokusin e takimeve të zyrtarit amerikan është bashkëpunimi për energjinë dhe mbrojtjen si dhe përpjekja për uljen e tensionit në Mesdheun Lindor, pasi Uashingtoni jep rëndësi kryesisht në rolin gjeostrategjik të Greqisë për stabilitetin në rajon.

Departamenti amerikan në njoftimin për këtë vizitë përshkruan Greqinë si një partner të rëndësishëm.