Níkos Kotziás i paraqiti dje kryeministrit Aleksi Tsipra dorëheqjen e tij si ministër i Jashtëm i qeverisë.

Arsyeja e dorëheqjes duket se ka lidhje me «polemikën» brenda koalicionit qeveritar që ai kishte me ministrin e Mbrojtjes Páno Kamméno dhe me distancën e barabartë që mbajti kryeministri në mbledhjen e kabinetit qeveritar për të dy anëtarët e qeverisë së tij. Z.Kotziás konsideron se kryeministri nuk e mbështeti në konfrontimin e tij me ministrin e Mbrojtjes.

Kryeministri Aleksi Tsipra e pranoi dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Níkos Kotziá dhe mori përsipër vetë ministrinë e Jashtme, për të ndihmuar me të gjitha përpjekjet e tij në përfundimin me sukses të Marrëveshjes së Prespës.

Z.Tsípras falënderoi z.Kotziá për kontributin e tij në qeveri dhe në vend gjatë 3.5 viteve të fundit. Një marrëveshje që siç shtoi kreu i qeverisë, përmirëson prezencën ndërkombëtare të Greqisë.

Gjithashtu, kryeministri vuri në dukje se ky veprim i tij shënon «vendimin tim për të mos pranuar nga askush, asnjë gjuhë të dyfishtë, asnjë strategji personale në vijën kombëtare të vendit. Të mos tolerojmë për askënd, me vetëdije ose pa vetëdije, të trondisë ecurinë e qetë të vendit, në daljen e tij përfundimtare nga memorandumet, që kanë goditur popullin grek gjatë tetë viteve të fundit».