Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Aléksandros Papaïoánnou gjatë konferencës për korrespondentët diplomatikë tha: «Ky Navtex është i parregullt, pasi stacioni i Smyrnis (Izmirit) nuk ka kompetencë të lëshojë Navtex për këtë zonë».

Athina – siç bëri të ditur z.Papaïoánnou – ka paraqitur një deklaratë diplomatike proteste për Navtex-in e ri turk, në lidhje me kërkimet e anijes oqeanografike turke «Cesme».

Përmendet, se NAVTEX-i i ri u njoftua nga vendi fqinj më 15 Shkurt 2021 pasdite, për kërkime hidrografike në zonat detare që ndodhen në perëndim të ishujve Ái Stráti dhe Límno.

Kërkimet që do të bëhen nga anija oqeanografike «Cesme » në periudhën midis datës 18 Shkurt e deri më 2 Mars në ujërat ndërkombëtare, kanë shkaktuar shqetësime të arsyeshme si për (timing) kohën e tyre dhe për atë, nëse ato janë fillimi për më tepër veprime konkrete.

NAVTEX-i që njoftoi Ankaraja për kërkime oqeanografike në Egje, ka shkatuar një shqetësim për synimet e vërteta të Turqisë, në kuadrin e kontakteve që do të zhvillohen në Athinë në fillim të muajit Mars.