Marrëdhëniet greko-turke, çështja e emigracionit, pandemia dhe Fondi i Rimëkëmbjes ishin temat që mbizotëruan në konferencën për shtyp që dhanë kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij portugez Antonio Costa pas takimit të tyre në Pallatin e kryeministrisë në Lisbonë.

Kyriakos Mitsotakis falënderoi Portugalinë për mbështetjen aktive të saj në operacionet e Frontex në Egje dhe tha se flukset e emigrantëve janë ulur ndjeshëm vitin e fundit, por theksoi se kemi nevojë për më shumë ndihmë evropiane.

Kryeministri i Portugalisë u referua përkatësisht në nevojshmërinë për një pakt të ri për emigracionin. Gjithashtu Antonio Costa tha se prioriteti i presidencës portugeze do të jetë forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tha se “çelësi” për rimëkëmbjen në Evropë është vaksinimi.

Z.Mitsotakis deklaroi se ky do të jetë një gjashtëmujor i sfidave të mëdha gjatë të cilit do të shkruhet epilogu i pandemisë dhe i kthimit në normalitet.

Kreu i qeverisë duke u referuar në Fondin e Rimëkëmbjes, foli për një sukses të madh evropian dhe theksoi nevojën të mos ketë vonesa në disbursimin e fondeve, për të cilën është dakord Antonio Costa.

«Suksesi i presidencës portugeze do të jetë suksesi i Evropës dhe suksesi i Greqisë», theksoi z.Mitsotakis.

Të dy udhëheqësit diskutuan nevojën e forcimit të marrëdhënieve ekonomike midis të dy vendeve dhe shkëmbyen pikëpamje për qëllimin e rimëkëmbjes pas pandemisë.