Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Bruksel, për pjesëmarrjen e tij të parë në Samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet sot dhe ku Brexit, emigracioni dhe Turqia pritet të mbizotërojnë nën hijen e zhvillimeve në Siri.

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri do të shtrojë dy çështje kryesore për homologët e tij evropianë: pasojat për shtetet e BE-së që shmangen të pranojnë emigrantë si dhe sanksionet që duhet të vendosen kundër Turqisë për shkeljet e saj në Zonën Ekskluzive Ekonomike (AOZ) të Qipros dhe operacionet luftarake në Siri.

Z.Mitsotakis në një intervistë që dha në Agjencinë e Lajmeve Franceze, pasi e karakterizoi të papranueshëm ndërhyrjen turke në Siri, vuri në dukje se ky veprim destabilizon vendin dhe theksoi se Evropa nuk frikësohet nga kërcënimet turke, por njëkohësisht duhet të jetë e përgatitur për një valë të re emigrantësh dhe refugjatësh.