Kryeministri Kyriákos Mitsotákis përuroi në Kafiréa të Évvoias veprën më të madhe për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, që i jep impuls të ri Greqisë në zhvillimin e gjelbër dhe njëkohësisht mbështet shoqërinë lokale.

Gjatë përshëndetjes së tij, z.Mitsotakis qëndroi në planet e qeverisë për zhvillimin e «gjelbër» dhe kalimin në Burimet e Rinovueshme të Energjisë dhe u angazhua për thjeshtimin e procedurave të lincencimit për projektet e mëdha.

Kreu i qeverisë theksoi se projekti është në përputhje me tre akset kryesore të politikës së qeverisë: zëvendësimi i linjitit nga forma më të buta të prodhimit, liberalizimi i tregut për të krijuar vende pune dhe energji më e lirë.

Parku më i madh eolik do të plotësojë nevojat për energji të 130.000 familjeve dhe do të zvogëlojë djegien e linjitit në vendin tonë rreth 450.000 ton në vit, duke kufizuar ndjeshëm ndotjen atmosferike.