Kryeministri Kyriákos Mitsotákis në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt kritikoi ashpër si Turqinë dhe vendet e BE-së për qëndrimin e tyre në lidhje me çështjen e refugjatëve, duke thënë se Ankaraja përpiqet të përdorë si vegël presioni problemin e emigracionit, për të detyruar Evropën të bëjë lëshime.

Z.Mitsotakis theksoi lidhur me Evropën, se ai «nuk do të pranojë më që të trajtojë vendet e mbërritjes siç është Greqia, si ambiente të përshtatshme “parkimi” për refugjatë dhe emigrantë» dhe bëri pyetjen: «është ky solidaritet evropian; Jo nuk është. Nuk do ta pranoj më».

Kryeu i qeverisë greke gjithashtu tha, se Turqia shkel marrëveshjen për çështjen e emigracionit pasi «kohët e fundit, kur përpiqemi të komunikojmë me rojet bregdetare turke dhe theksojmë se u largua një varkë me emigrantë nga bregdeti turk, nuk ka asnjë reagim prej tyre».

Z. Mitsotákis në lidhje me partnerët evropianë, thekson se një vend i BE-së nuk mund të pretendojë përfitimet e zonës Schengen, ndërsa nga ana tjetër refuzon të ndajë peshën, siç bëjnë disa vende të Evropës Lindore.

Sa i përket shifrave financiare, kryeministri vuri në dukje se do të arrihet objektivi i suficitit primar prej 3,5% të PBB-së për vitin 2020, por qeveria e re do të vendosë çështjen e zvogëlimit të objektivit për vitin 2021 dhe 2020.