Vlerësimi se Greqia do të marrë nën-këstin prej 2,8 miliardë euro pas mbledhjes së Eurogrupit më 10 Tetor bën në raportin e saj, agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s.

Agjencia Moody’s konsideron se është fjala për një zhvillim pozitiv, duke parashikuar një rritje ekonomike prej 1,8% në vitin 2017 kundrejt 0,7% të recesionit këtë vit.

Miratimi i projektligjit të fundit sjell më afër lëvrimin e shumës 2,8 miliardë euro, që është një fakt pozitiv nga ana kredituese (credit positive), raportojnë në mënyrë karakteristike analistët e raportit, duke vënë në dukje se të dhënat që kanë në dispozicionin e tyre tregojnë se qeveria greke mbetet e angazhuar në zbatimin e reformave, fakt që forcon besimin në ekonomi.

Në lidhje me pagesat e borxhit nga Greqia, Agjencia Moody’s vë në dukje se janë relativisht të vogla deri në fillim të vitit 2017 dhe nuk ka nevoja për likuiditet të menjëhershëm, pasi vendi ka vetëm një pagesë prej rreth 297 milion euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar deri në fund të Dhjetorit.