Java vazhdon me mot të ngrohtë dhe më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, e Enjte sot – 18 Tetor 2018 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Shira të pakta do të ketë në rajonet lindore dhe dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje për shkak të mjegullës.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 17°C deri në 24°C dhe në zonat e saj lindore e veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 14°C deri në 23°C.