Vransirat, shirat dhe ulja graduale e temperaturës janë karakteristikat e motit për sot dhe më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, e Premte – 19 Tetor 2018 – parashikohen vransira me shira lokale në rajonet lindore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje për shkak të mjegullës.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe pasdite në pjesën veriore të detit Jon do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 13°C deri në 24°C dhe në zonat e saj lindore e veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 13°C deri në 24°C.