Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik e Mërkurë – 2 Janar 2019 – parashikohen shira lokale dhe stuhi sporadike në mëngjes në pjesën jugore ishullore të vendit. Në mbrëmje, duke filluar nga rajonet veriore, do të ketë shira dhe reshje dëbore në zonat kodrinore. Temperatura nuk do të ketë ndryshime të konsiderueshme, ndërsa në mëngjes e në mbrëmje do të ketë ngricë, kryesisht në rajonet qendrore e veriore.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në mëngjes në pjesën perëndimore, lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin juglindor nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa pasdite do të kthehet në drejtimin veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe pasdite në drejtimin perëndimor e veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 5°C deri në 13°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -1°C deri në 9°C.