Në kthetrat e një dimri të rëndë ndodhet sot vendi ynë dhe sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik e Enjte – 3 Janar 2019 – parashikohen shira dhe stuhi, kryesisht në rajonet jugore detare dhe bregdetare. Dëborë do të bjerë në zonat e thella malore, kodrinore e gradualisht edhe në zonat fushore të Greqisë qendrore e veriore, ku në disa vende do të jetë më e dendur. Temperatura do të shënojë rënie, duke filluar nga rajonet veriore, ndërsa ngricë do të ketë në rajonet kontinentale, kryesisht në mbrëmje.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 7 deri në 8 ballë dhe lokalisht deri në 9 ballë. Në pasdite do të kthehet në drejtimin perëndimor e veri-perëndimor nga 7 deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin lindor e veri-lindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 6 deri në 7 ballë, gradualisht nga 8 deri në 10 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin jugor nga 6 deri në 7 ballë e gradualisht nga 8 deri në 9 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në detin Jon nga 7 deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 5°C deri në 7°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -2°C deri në 4°C.