Dëborë edhe në zonat fushore sjell «Sofia» dhe sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik e Premte – 4 Janar 2019 – priten reshje të dëborës, shpesh të dendura, në rajonet lindore e veriore, ku do të bjerë dëborë edhe në zonat fushore. Ngricë do të ketë lokalisht në rajonet kontinentale, në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa në Maqedoninë perëndimore e qendrore pritet që të jetë në nivel të përgjithshëm.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin perëndimor – veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe në mëngjes lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 8 ballë, ndërsa në mbrëmje lokalisht deri në 8 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor nga 6 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 1°C deri në 5°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -4°C deri në 2°C.