Me një mot shumë të ftoftë, dëborë dhe erë e fortë në drejtimin verior vjen «Tilémachos» dhe sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik e Hënë sot – 7 Janar 2019 – pritet përkeqësimi i motit, me karakteristika kryesore temperatura e ulët, reshje dëbore në disa vende të dendura dhe stuhi sporadike në zonat jugore detare e bregdetare.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe gradualisht nga 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 6 ballë, gradualisht dhe lokalisht nga 7 deri në 8 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga -2°C deri në 6°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -4°C deri në 0°C.