Me dëborë, stuhi dhe erë të fortë vazhdon kalimin e saj në vendin tonë «Ypatía» dhe sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – 10 Janar 2019 – parashikohen shira, stuhi – kryesisht në zonat detare e bregdetare – lokalisht të fuqishme në rajonet perëndimore e në ishujt e Egjeut. Dëborë do të bjerë në zonat malore të Epirit si dhe në zona kodrinore të pjesës veriore të vendit. Temperatura do të shënojë rritje, por në mëngjes e në mbrëmje do të ketë ngricë në rajonet kontinentale.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 7 deri në 8 ballë dhe lokalisht deri në 9 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 7 deri në 8 ballë dhe në pjesën veriore deri në 9 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 5°C deri në 13°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 1°C deri në 5°C.