Një përkeqësim i ri i motit pritet ditën e Shtunë, me dëborë dhe në zona me lartësi të ulët të rajoneve kontinentale dhe më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – 11 Janar 2019 – parashikohen shira lokale në rajonet perëndimore, qendrore, jugore e në pjesën lindore ishullore. Gjithashtu parashikohen stuhi sporadike, kryesisht në zonat detare e bregdetare, dukshmëri e kufizuar apo mjegull si dhe ngricë në pjesët veriore të rajoneve kontinentale në mëngjes e në mbrëmje.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin jugor e jug-perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e jug-perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë dhe në pjesën veriore në mesditë do të kthehet në drejtimin verior me të njëjtin intensitet.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë, por gradualisht do të kthehet në drejtimin lindor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 1°C deri në 6°C.