Një përkeqësim të shpejtë do të ketë moti me dëborë edhe në zonat fushore si dhe erë të fortë deri në 10 ballë. Sipas një buletini të jashtëzakonshëm nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 14 Janar 2019 – ndryshimi i motit do të fillojë pasdite dhe nga rajonet veriperëndimore, me dëborë në zonat malore të Epirit si dhe në mbrëmje në disa zona të rajoneve qendrore e veriore të vendit me lartësi më të ulët. Shira dhe stuhi, lokalisht të forta do të ketë pasdite në rajonet perëndimore, kryesisht në zonat detare e bregdatare. Ngricë do të shënohet në rajonet qendrore dhe lokalisht në zonat veriore kontinentale në mëngjes e në mbrëmje.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht në mbrëmje deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore lokalisht deri në 6 ballë. Në mbrëmje era në pjesën veriore do të fryjë në drejtimin verior e verilindor 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë, në pjesën jugore 7 dhe gradualisht deri në 8 ballë. Në mbrëmje dhe duke filluar në pjesën veriore, do të fryjë në drejtimin verior 6 deri në 7 ballë dhe në detij Jon deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 4°C deri në 12°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -3°C deri në 5°C.