Një përmirësim të ndjeshëm do të paraqesë moti sot në të gjithë vendin dhe më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 17 Janar 2019 – moti parashikohet të jetë në përgjithësi i mirë. Në rajonet perëndimore dhe jugore do të ketë vransira në pasdite, temperatura do të shënojë rritje në lidhje me vlerat e saj maksimale, ndërsa në rajonet kontinentale veriore do të ketë ngricë në mëngjes e në mbrëmje.

Era do të fryjë në Ciklade e në Kretë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin veriperëndimor 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 3°C deri në 14°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -3°C deri në 11°C.