Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 17 Janar 2019 – priten vransira, lokalisht më të dendura në pjesën perëndimore, në jug dhe në Egjeun lindor ku do të ketë shira lokale dhe gradualisht stuhi të izoluara në Detin Jon. Reshje të pakta dëbore do të bien në zonat malore veri-perëndimore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar herët në mëngjes dhe në mbrëmje, kryesisht në zonat malore, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era në Ciklades dhe në Kretë do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe përkohësisht në jug deri në 6 ballë.

Në ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez era do të fryjë në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 4°C deri në 15°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga -3°C deri në 11°C.