Me shira, stuhi dhe lokalisht me dëborë fillon kjo javë dhe më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 21 Janar 2019 – parashikohen në pjesën lindore dhe jugore kontinentale e pasdite edhe në detin Jon, vransira me shira lokale dhe stuhi sporadike, të cilat gradualisht në rajonet lindore do të ndryshojnë. Reshje lokale të dëborës do të ketë në mbrëmje në zonat malore të Epirit dhe Maqedonisë perëndimore, ndërsa dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje në Epir.

Era në Ciklades dhe në Kretë do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez era do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në pjesën jugore në drejtimin veriperëndimore deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë. Gradualisht në pasdite do të kthehet në drejtimin jugor e juglindor, lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 6°C deri në 15°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 2°C deri në 11°C.