Java vazhdon me përkeqësimin e motit dhe më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 22 Janar 2019 – parashikohen shira lokale, fillimisht në rajonet perëndimore e gradualisht edhe në rajonet e tjera, ndërsa në zonat detare e bregdetare do të ketë stuhi sporadike. Këto fenomene në rajonet perëndimore si dhe në rajonet verilindore në mbrëmje, ka mundësi të jenë lokalisht më të forta. Në zonat malore të Epirit do të bjerë dëborë si dhe do të ketë mjegull në mëngjes e në mbrëmje.

Era në Ciklades dhe në Kretë do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë e në mbrëmje 6 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në Dodekanez në drejtimin perëndimor 3 deri në 4 ballë, ndërsa vonë pasdite do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në detin Jon, lokalisht deri në 7 ballë. Në pasdite do të kthehet në drejtimin jugperëndimor 4 deri në 6 ballë

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 6°C deri në 15°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 4°C deri në 9°C.