Java vazhdon me shira, stuhi e dëborë, madje dhe në zonat e ulta. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 27 Shkurt 2019 – parashikohen shira lokale, kryesisht në rajonet lindore e jugore dhe reshje të përkohshme të dëborës në zonat malore si dhe në zonat e ulta të Maqedonisë e Thrakës. Ka mundësi në rajonet jugore të ketë stuhi sporadike, ndërsa në mëngjes e në mbrëmje në rajonet kontinentale qendrore e veriore të vendit do të ketë ngricë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe në mesditë lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe ka mundësi lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 0°C deri në 11°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 2°C deri në 10°C.