Me shira lokale dhe erë e fortë në drejtimin verior vazhdon moti sot dhe më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 28 Shkurt 2019 – në Ciklade e në Kretë parashikohen vransira me shira lokale dhe reshje të përkohshme të dëborës në zonat malore të Kretës. Në pjesën tjetër të vendit parashikohen vransira të pakta, më të dendura në rajonet lindore, ndërsa në rajonet e tjera gradualisht moti do të jetë në përgjithësi i mirë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe gradualisht do të kthehet në drejtimin perëndimor 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut jugor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe lokalisht deri në 8 ballë. Në pjesën veriore do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe gradualisht do të kthehet në drejtimin perëndimor e jugperëndimor me të njëjtin intensitet.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 6°C deri në 14°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 2°C deri në 13°C.