Marsi erdhi me një «pranverë» të vogël, sepse në fundjavë kthen përsëri shirat dhe më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 1 Mars 2019 – parashikohet një mot i mirë në përgjithësi. Dukshmëria do të jetë e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa temperatura do të shënojë rritje.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut jugor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë. Në pjesën veriore do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite në drejtimin jugor e jugperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 7°C deri në 17°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 3°C deri në 17°C.