Me diell dhe shira lokale fillon kjo javë dhe më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 4 Mars 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë dhe shira lokale, kryesisht në mesditë e pasdite në Peloponez dhe ka mundësi edhe në ishullin e Kretës. Dukshmëria do të jetë e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje në rajonet kontinentale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë e në pjesën lindore deri në 6 ballë. Në mbrëmje do të fryjë në drejtimin perëndimor 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e Egjeut jugor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin perëndimor e veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 6°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 4°C deri në 16°C.