Java vazhdon me shira lokale dhe rritjen e temperaturës, por më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 6 Mars 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë në të gjithë territorin. Vetëm në rajonet verilindore të vendit do të ketë shira të dobëta. Dukshmëria do të jetë e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje, kryesisht në rajonet kontinentale, ndërsa temperatura do të regjistrojë një rritje të re të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë e në pjesën jugore deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 8°C deri në 19°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 6°C deri në 18°C.