Java vazhdon me shira lokale dhe shumë lagështirë, por më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 19 Mars 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë, por ndërkohë do të ketë dhe stuhi lokale në rajonet kontinentale veriperëndimore në mesditë e në pasdite. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshime të konsiderueshme.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 9°C deri në 24°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 7°C deri në 23°C.