Skena e motit sot karakterizohet nga shirat lokale dhe era e fortë në drejtimin verior, por më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 20 Mars 2019 – parashikohen shira lokale duke filluar në mesditë nga rajonet veriore dhe gradualisht në rajonet lindore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, ndërsa temperatura do të regjistrojë një rënie të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin lindor e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë. Valëzimi në pasdite do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në mbrëmje në Ciklade deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në pasdite në pjesën veriore 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në detin Jon 5 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 8°C deri në 20°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 10°C deri në 18°C.