Java vazhdon dhe sot me shira lokale dhe erë e fortë, por më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 21 Mars 2019 – parashikohen shira lokale të dobta në rajonet lindore e jugore. Në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, ndërsa temperatura do të regjistrojë rënie të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë e gradualisht në pjesën perëndimore deri në 8 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në pjesën veriore lokalisht 7 deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe gradualisht në detin Jon deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 8°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 9°C deri në 15°C.