E premte 22 Mars 2019 dhe java vazhdon me shira lokale dhe erë e fortë, por më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik parashikohen në rajonet veriore dhe lindore vransira të përkohshme, në ishullin e Kretës do të ketë shira lokale dhe në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 7 deri në 8 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në pjesën veriore lokalisht 7 deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë dhe në detin Jon deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të jetë nga 10°C deri në 18°C, ndërsa në zonat e saj lindore e veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët dhe në Selanik nga 10°C deri në 18°C.