Pluhuri afrikan largohet dhe shirat kthehen, por më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 23 Maj 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë në rajonet më të shumta të vendit. Vransira lokale parashikohen fillimisht në rajonet qendrore e jugore, shira të dobëta lokale dhe në mesditë në zonat malore kontinentale do të ketë shira dhe stuhi sporadike. Temperatura nuk pritet të regjistrojë një ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë fillimisht në drejtimin verior e gradualisht në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë e në Kretë lokalisht deri në 6 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe pasdite lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 13°C deri në 28°C dhe në Selanik nga 14°C deri në 28°C.