Moti vazhdon me shira lokale dhe stuhi sporadike, por më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 24 Maj 2019 – parashikohen në rajonet perëndimore, qendrore e veriore vransira me shira lokale dhe kryesisht në rajonet kontinentale në mesditë e pasdite si dhe stuhi sporadike. Në mbrëmje pritet përmirësim i motit. Në rajonet e tjera të vendit pritet në fillim të ditës mot i mirë dhe në mesditë e pasdite do të ketë vransira me shira lokale dhe ndoshta stuhi sporadike. Temperatura pritet të regjistrojë një rënie të vogël.
Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë e në pjesën jugore lokalisht 6 deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në detin Jon lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 14°C deri në 25°C dhe në Selanik nga 14°C deri në 25°C.