Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte, 16 Shtator moti pritet të jetë në përgjithësi i mirë. Vransira të pakta e të përkohshme do të ketë pasdite në zonat malore të Epirit. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, në rajonet perëndimore e veriore.

Era do të fryjë në drejtimin verior dhe valëzimi në Egje do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në ishujt e Detit Jon në drejtime të ndryshme nga 2 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa në Selanik nga 17 deri në 31 gradë Celsius.