Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 14 Qershor 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Vransira të përkohshme do të ketë në mesditë e pasdite në rajonet kontinentale, me shira lokale në zonat e tyre malore. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël, kryesisht në rajonet kontinentale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në mesditë në zonat lindore deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në pjesën jugore deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 36°C dhe në Selanik nga 22°C deri në 35°C.