Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 18 Qershor 2019 – parashikohen stuhi sporadike në rajonet kontinentale, kryesisht në mesditë e pasdite, të cilat lokalisht do të jenë të fuqishme dhe do të shoqërohen me breshër. Gjithashtu, në ishujt e Egjeut lindor, Dodekanez dhe në zonat malore të Kretës do të ketë stuhi të lokalizuara, ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në detin Jon në drejtimin veriperëndimor deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 33°C dhe në Selanik nga 21°C deri në 33°C.