Me mot të ngrohtë dhe stuhi lokale vazhdon java, por më konkretisht sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 19 Korrik 2019 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë. Në rajonet kontinentale do të ketë shira lokale në mesditë e pasdite dhe stuhi sporadike, kryesisht në zonat malore. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 20°C deri në 31°C.